Kryemadhi: “Që kur kam ikur për operacion, kam dy javë që nuk e kam takuar Ilir Metën”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka mohuar qe te kete ndikuar te bashkëshorti i saj, njëherësh Presidenti i Republikës, për vendimin e tij të beftë për të anuluar datën e zgjedhjeve.

“Që kur kam ikur për operacion, kam dy javë që nuk e kam takuar Ilir Metën”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI foli edhe për paralajmërimin e zyrtarit Matthew Palmer se ata që pengojnë procesin e zgjedhjeve, do t’u hiqet mundësia për të udhëtuar për në SHBA.

“Jam plotësisht dakord me Palmer”, tha Kryemadhi. “Por protestat tona kanë qenë paqësore, dhuna ka qenë e provokuar nga policia”.

Loading...