Nuk shkojnë vetëm kur përgatiten në formë supe.
Vijnë me një shije të veçantë edhe kur gatuhen në furrë.
Ideale për një vakt kur ju jeni vërtetë të uritur.
Përbërësit:
1 pulë
1 kg patate
1 qepë
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Vaj ulliri
Rozmarinë
Përgatitja:
Pastrojmë pulën, e presim në copa dhe e vendosim në një tenxhere duke e mbuluar ¾ me ujë. E vëmë në zjarr të ziejë në temperaturë të lartë fillimisht.
Grijmë gjysmën e qepës dhe e shtojmë në të, po ashtu i japim aromë e shije me pak rozmarinë dhe kripë. E ulim temperaturën që të ziejnë më ngadalë.
Ndërkohë qërojmë patatet dhe i presim në feta pjesërisht të trasha.
Lyejmë tavën e pjekjes me pak vaj ulliri, dhe i hedhim patatet në të duke i përhapur në të gjithë enën.
Shtojmë gjysmën tjetër të qepës së grirë. Pasi ziejmë pulën për rreth 35 minuta e largojmë nga zjarri dhe e vendosim në tavë, mbi patate.
I marinojmë me vaj ulliri, piper të zi, piper të kuq dhe me kripë.
Shtojmë në të edhe një gotë ujë nga lëngu i pulës dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë.
E lëmë të piqet përreth 30 minuta.