Por, ndryshe nga ç’mund të pritej tani kur feminizmi është kthyer në objekt debati edhe në Shqipëri, prezantuesja e “Tring” u shpreh se nuk është aspak kundër këtij paragjykimi:
“Mendoj që s’ka arsye pse të mos ekzistojë. Problemi është që paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike në përgjithësi, jo vetëm për vajzat e televizionit.”
Eva Murati shkoi më tej, duke u shprehur se ka vajza që e meritojnë të konsiderohen jo- inteligjente pasi sipas saj, dëshira e tyre për të qenë në qendër të vëmendjes është më e madhe se talenti që kanë.
“Dikush e do kohën televizive me patjetër, sepse nuk ia plotëson egon vetëm Instagram-i dhe duan patjetër televizionin. Qoftë edhe jo në profilin e duhur, ndoshta nuk dinë të flasin fare për temën e caktuar, gjithsesi dalin vetëm për të bërë poza dhe për të sfiluar.”
Eva Murati është prej imazheve më të njohura të emisioneve të sportit në Shqipëri. Ajo ra në sy në 2013-ën, kur u bë publike lidhja e saj me djalin e ish- Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Asokohe, Eva Murati njihej si modele.