Ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, dje i ka.vd.ekur vëllai i vogël, Tony Rodham.
Këtë njoftim e ka bërë vet Clinton përmes një postimi në Twitter, ku e ka përshkruar të vëllanë me fjalët të ëmbla, transmeton Indeksonline.
“Ne e humbën vëllain tonë Tonin, natën e kaluar. Është e vështirë të gjesh fjalë, sot mendja ime është e mbushur me kujtime të tij. Kur ai hynte në dhomë, e ndizte atë me të qeshura. Ai ishte i ëmbël, zemërgjerë, burrë i mrekullueshëm për Megan dhe baba i Zach, Simon e Fiona. Do të na mungojë shumë”, ka shkruar Clinton.
Toni Rodham, nuk është shfaqur shumë në publik, edhe pse pritej që të shfaqej gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.
Loading...