Sarandë – Shëtitorja me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

Saranda një qendër e rëndësishme turistike në jug të vendit, do të ketë një shëtitore me pamje të re dhe infrastrukturë moderne.

Shëtitorja “Naim Frashëri” në Sarandë, si një nga rrugët kryesore në qendër të qytetit, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë bashkëkohor duke e shndërruar atë në një arterie me rëndësi turistike dhe ekonomike për këtë qytet.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) në bashkëpunim me bashkinë Sarandë organizojnë konsultim publik për projektin “Rivitalizimi i shëtitores ‘Naim Frashëri’”.

Diskutimi do të përqendrohet në temat e ndikimit mjedisor dhe social të projektit.
Shëtitorja “Naim Frashëri” do t’i nënshtrohet një investimi rehabilitues në kuadër të projektit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin” që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për llogari të Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare.

Rikonstruksioni përfshin zgjerimin e rrugës dhe kthimin e hapësirave në anë të saj në hapësira rekreative, me zona pushimi, gjelbërim dhe sistem ndriçimi të ulët e të lartë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpjegon se projekt-ideja e propozuar parashikon rehabilitimin me standarde bashkëkohore te shëtitores ekzistuese të qytetit. Ky projekti, i financuar nga qeveria shqiptare që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Takimi do të jetë i hapur për publikun dhe të pranishëm për të marrë komentet dhe sugjerimet lidhur me këtë projekt që synon të jetë një investim i qëndrueshëm për nxitjen e turizmit dhe në shërbim të qytetarëve./atsh

Loading...