“Përgjigja ime”, Rama: Vetëm fermerët e Divjakës nga zerimi i TVSH-së përfitojnë 3.6 milionë dollarë

Për herë të parë eksportet bujqësore shqiptare do të kapërcejnë 300 milionë euro dhe Divjaka është lider në sektorin bujqësor të vendit. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në reagim të komentit të një qytetari përkundrejt situatës aktuale në fshatin Staravec të Divjakës.

Përmes rubrikës “Përgjigjia ime”, Rama iu drejtua qytetarit të quajtur Besi se nuk ka nevojë t’ia prezantojë fshatin e Staravecit pasi e njeh mjaft mirë nga deputeti socialist Erion Braçe.

Ai tha më tutje se në rastin e parë që ka diçka që nuk shkon në Divjakë është Braçe i cili e informon. “Edhe kur gjërat nuk shkojnë sikurse duhet për faj të institucioneve qendrore, atje apo në Tiranë, unë i marre vesh i dyti pas Erionit, që m’i thotë dhe nuk më ndahet derisa të zgjidhen”, u shpreh Rama.

“Këtë të pompës së Staravecit nuk ma ka thënë por fakti që Erioni s’ma ka thënë nuk është punë kamatvonesash por pagesash me vite e vite, me idenë e dalë kohe dhe boje se energjia merret nuk blihet”, shprehet Rama.

Sipas tij, Bashkia e Divjakës është e para që ka përfunduar hapjen e pastrimit të të tërë kanaleve të bllokuara prej një çerek shekulli në kuadër të programit tonë të hapjes dhe pastrimit.

“Natyrisht që ti nuk e di, ti dhe kushdo tjetër që sjell në këtë faqe gjuhën e politikës së rrugës direkt nga kafenetë a nga llotot duhet ta mësoni që eksportet bujqësore këtë vit do të kapërcejnë për herë të parë 300 milionë ero . E di sa ishin 5 vjet më parë kur e morëm detyrën?Më pak se se 150 milionë euro, pra janë dyfishuar dhe tregun e atyre të shkretëve siç i quan ti që paguajnë edhe energjinë elektrikë dhe fitojnë jo pak lekë, por me shumë punë sa gdhijnë dhe deri sa ngrysen nuk ua gjen dhe nuk ua gjeti qeveria por mendja në vend krahët e fortë dhe bashkimi që bën fuqinë”, deklaron kryeministri.

Më tej, Rama vë në dukje se këtë vit për herë të parë në 28 vjet, nuk janë rritur importet bujqësore , duke u rritur në tregun e brendshëm prania e prodhimit të vendas.

Ai shton se qeveria i orienton fermerët, nxit prodhimin e kulturave që kërkon eksporti, mbështet me skemat e financimit ata që duan të punojnë me sytë nga e ardhmja dhe jo me mendjen e të shkuarës.

“Sot që po flasim, kjo qeveri po përgatitet të mbajë një nga zotimet më madhore për fshatin, zerim të TVSH për imputet bujqësore që mundësohet mbështetje direkt nga buxheti i shtet i çdo kujt që punon tokën në 28 mijë km2 të Shqipërisë. Vetëm fermerët e Divjakës nga zerimi i TVSH-së përfitojnë direkt në arkën e tyre familjare, 3.6 milionë dollarë dhe kjo llogari është bërë për një kulturë sepse atje ka edhe kultura të dyta që mbillen dy herë në vit, po ashtu dy herë mbillet edhe në sera, do thotë që përfitimi është edhe më i madh”, deklaron Rama.

Sipas tij, zerimi i TVSH do të thotë një ulje drastike e kostos së imputeve që o jep fund konkurrencës së pandershme, kontrabandës, godet imputet jo cilësore me çmime të ulura artificialisht dhe hap një rrugë të re në ekonominë familjare të fshatit.

“Kjo vjen si rezultat i reformave tonë të thella të dhimbshme por rritjes së mundësive hap pas hapi, falë përballimit të dhimbjes dhe ecjes përpara ç’ka e bën përfundimisht buxhetin e vitit 2019, buxhetin e fshatit sepse mbyllet një kuadër mbështetje ku financimi direkt kalon 100 milionë dollarë falë skemës kombëtare nga njëra anë dhe skemës europiane që hyn për herë të parë në fshatin shqiptarë nga ana tjetër si mbështetje”, përfundon Rama. ATSH

Loading...