Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë

Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Basha me anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Kryesia ka vendosur t’i propozojë ditën e nesërme Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracise në çdo bashki.

VENDIMI:

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Loading...