Voltana Ademi: “Kryeministri Rama të reflektojnë duke u tërhequr dhe duke dëgjuar zërin e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve”

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi mbështet vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Deklaratën kryebashkiakja e bëri pas pjesëmarrjes së saj në panairin e artizanatit dhe zejtarisë në Shkodër.

Pavarësisht këmbënguljes se kryeministrit Rama se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor Ademi tha se s’do e leshojë zyrën e saj pasi çdo vendim tjetër pas atij të Presidentit është i jashtëligjshëm.

Deklaratën e saj në media lokale pak ditë më parë se do të kishte dëshirë të gjuante me molotov por nuk di ta bëjë një gjë të tillë e sqaroi duke thënë se molotovi dhe mjete të tjera në protesta përdoren në mënyrë që zëri i opozitës të dëgjohet.

Kryebashkiakja Ademi u shpreh se është momenti që qeveria dhe kryeministri Rama të reflektojnë duke u tërhequr dhe duke dëgjuar zërin e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve.

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/625042604641278/?t=0

Loading...