“Ky eshte nje “Grusht Shteti” real ne zhvillim; duhet ndalur! Kush mendon se “Grushti i Shtetit” behet vetem me tanke, gabon rende.
Sot KQZ ka konsumuar nje akt te pa precedente me nje mbrapa vije politike puciste. Duhet reaguar e mbrojtur demokracia!
Ky “grusht shteti” kerkohet te realizohet ne nje vakum te thelle institucional te drejtesise, si pasoje e nje “reforme” te filluar e zhvilluar se prapthi, gje qe sot po e ve ne rrezik te gjithe sistemin tone demokratik.
Ky grusht shteti kerkohet te “bekohet” me tej ne “rrenojat” qesharake 122-she te nje Parlamenti ku do te “vendosin” 42 “pupace”, te “peshkuar” ne thellesite e listave ne menyre antikushtetuese po nga ajo KQZ.
Sot duhet te reagoje i gjithe opinioni publik shqiptar, koshient i rrezikut te madh te instalimit te ne te nje autokracie despotike tipike Lindore.
Pa asnje dyshim duhet te reagojne qarte e forte partneret tane Perendimore, per te cilet demokracia e vlerat jane me te cmuarat, per te cilat ata na kane mbeshtetur fort qe ne dhjetor te 1990-tes, por qe fatkeqesisht sot rrezikohen te tjetersohen ne modele Lindore te inspiruara e mbeshtetura nga diku prej andej” thotë ai.