Ne kulmin e debatit dhe te krizes politike ne Shqiperi, BE k reaguar me nje qendrim kunder Presidentit te Republikes dhe opozites.
Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, ka folur ne emer te Frederica Mogherinit:
“Ne po ndjekim zhvillimet. Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike.
Siç është thënë tashmë, ne konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri.
Tani është thelbësore që të garantohet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale.
Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”.