Dekreti garantoi pluralizmin politik dhe ruajti unitetin e popullit nga një konflikt civil dhe social shkatërrues duke u bazuar mbi Kushtetutën, që sanksionon qartë e prerë këto dy kolona mbajtëse të Republikës sonë.
Sot Shqipëria është më e qetë, sepse e ka kuptuar që Presidenti, garanti i këtyre dy kolonave, është në krye të detyrës dhe i vendosur t’i mbrojë me çdo kusht ato duke mbrojtur në këtë mënyrë, atdheun e përbashkët.
Çdo qytetar normal, përjashtuar horrat, kërkon zgjedhje dhe jo votime.
Çdo qytetar normal kërkon të jetojë në paqe dhe jo në konflikt e përplasje.
Sot ca horra, që duan votime dhe jo zgjedhje, si në kohën e Partisë së Punës, janë lëshuar rrugëve dhe lehin si qentë e rrugës kundër Dekretit, që mbron pluralizmin.
Sot ca horra duan zjarr e flakë në Shqipëri, lehin rrugëve kundër Dekretit, që evitoi përplasjen e egër civile.
Sot ca horra, që nuk e hapën gojën kurrë për miliardat që plaçkit Rama e Rilindja me koncesione dhe tendera, po lehin se tremben ngaqë do t’u mungojë tasi i supës së pushtetit.
Sot ca horra, që e shohin Shqipërinë në të gjithë mediet gjigante të botës, si Kolumbinë dhe qeverinë më të zezë të Evropës, heshtin dhe nuk ndihen se kanë hallin e supës së pushtetit.
Dekreti i Presidentit mbetet aty si një veprim madhor për atdheun dhe atdhetarët, përkundrejt horrave pa atdhe, që lehin me zë të çjerrë.