Denoncon Berisha(sb) blerjen e votave(biseda)

Dëgjoni bisedën publike për blerje votash të Safet Gjicit, i cili thotë se këtë vit nuk do të blejmë më!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital se si mafiozi Gjici bleu mijëra e mijëra vota në Kamëz!”

Ky është denoncimi i fortë, që ka publikuar sot në rrjetet sociale, ish-Kryeministri Sali Berisha,nisur nga mesazhi me video i dërguar nga një qytetar. Qytetari ofron një dëshmi më shumë në skandalin e blerjes së votave nga PS-ja në zgjedhjet e viteve të fundit.

Përshëndetje zoti Berisha!
Jam një qytetar, që kam votuar për Safet Gjicin dhe kam marrë pjesë në grupin e tij zgjedhor në 2015.
Para disa kohësh ke nxjerrë një video për blerjen e votave në Kamëz për zgjedhjet lokale 2015!
Është ajo historia e bllokimit të kartave të identitetit të votuesve të djathtë. Janë bllokuar mbi 5 mijë karta identiteti dhe për çdo kartë janë paguar 50 mijë lekë.

Ka qënë lidhje direkte me zyrën e Ministrisë së Brendshme për verifikimin e kartave me ndihmën e motrës së Taulant Ballës dhe direkt Taulant Ballën. Nëqoftëse bëhen disa verifikime shumë të vogla, do të vërtetohej shumë thjesht.
Safet Gjici sot është kandidat për bashkinë Kukës. Vëllai i Safetit, Ladi, ka qënë drejtuesi kryesor dhe ideja e atij që të blejë kartat e votuesve të djathtë, që njihen në zonën e Kamzës.
Të lutem verifikoi këto zoti Berisha
Respekte!

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/354618135251187/?t=0

Loading...