Paga mesatare rritet me 5,9%

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2019, është 51.531 lekë, duke u rritur me 4,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë 2019, paga mesatare mujore bruto rezulton më e lartë për të punësuarit në sektorin e bankar, telekomunikacion, grup-aktivitetin arte, argëtim dhe çlodhje.

Paga mesatare e atyre që punojnë në aktivitetet bankare dhe të sigurimit ishte 101,7 mijë lekë.

Sektori i dytë më i paguari është ai i informacionit dhe komunikacionit, me një pagë mesatare prej rreth 76 mijë lekë, me një rënie të lehtë në raport me tremujorin e fundit.

Sipas BSH-së, gjatë tremujorit të parë 2019, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 16,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. /atsh

Loading...