Bashkia e Fierit, 3 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti në Floq

3 milionë lekë ka akorduar sot këshilli i bashkisë Fier në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në Floq dhe zonat e tjera në bashkinë Korçë.

Ka qenë nisma e bashkisë Fier për këtë mbështetje financiare, që ka nxitur një mbledhje jashtë radhe të këshillit për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Bashkia Fier u bën thirrje të gjithë qytetarëve, kryesisht sipërmarrësve privatë që kanë mundësi, të kontribuojnë sadopak për zbutjen e dëmeve të kësaj fatkeqësie natyrore./atsh

Loading...