Luana Vjollca zbulon surprizën e radhës

Ka vetëm pak orë që ka publikuar hitin më të fundit në bashkëpunim me grupin TNT dhe mund të themi që Luana Vjollca është e pandalshme.

Klipi i ri u publikua dje në Youtube dhe është pikërisht kënga që të gjithë e njohim “Moj bjondinë me sytë e zi”, në bashkëpunim me grupin ikonë të muzikës kosovare.

E ndërkohë që miqtë dhe fansat e uronin për këtë bashkëpunim, Luana na dha një tjetër lajm.

Këtë verë do të kemi hite të reja, kështu që qëndroni në pritje. Këtë e ka konfirmuar vetë moderatorja në një koment në postimin e saj në Instagram, ku i përgjigjet një fanseje:

“Kemi hite të tjera për këtë verë??”, e pyet fansja.

“Pooo”, i përgjigjet ajo.

Ja pra, Luana e ka marrë shumë seriozisht muzikën dhe karrierën e saj në këtë drejtim, kështu që mos u habisni kur së shpejti të vijë me një album të sajin.

Loading...