Balla: “Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë,forcës më të madhe politike të shqiptarëve”

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka uruar ditëlindjen e 28 të Partisë Socialiste përmes një postimi në Facebook.
Përveç urimit, Balla nuk lë pa përmendur dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

“Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar”.

Postimi i plotë

12 Qershor

Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste🌹 të Shqipërisë🇦🇱, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale.

Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.

Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.

Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!

Loading...