Rudina Magjistari: “Ja pse nuke publikoj vajzën…”

E gjendur në një intervistë me Ermira Çaushollin, Rudina Magjistari më në fund ka rrëfyer arsyen s’e pse nuk e ka nxjerrë asnjëherë në publik fytyrën e vajzës së saj, Mia.

Teksa moderatorja, Çausholli ka rrëfyer se preferon dhe e ndjen si detyrë ndaj publikut të prezantojë familjen e saj, që e ka si bekimin më të madh, duket se Rudina Magjistari është nxitur për të dhënë shpjegime për familjen e saj dhe arsyen pse nuk e ekspozon vajzën në publik.

“Ndryshe nga ty, unë kam zgjedhur që për momentin të mos ta shfaq vajzën time sepse mendoj që vëmendja e tepërt mund të ishte një peshë e madhe për të. Dëshira ime është shumë e madhe që t’i ndaj këto momente.

Mezi e përmbaj veten për të mos e ndarë me publikun,”– është shprehur Rudina Magjistari.

Loading...