ILDKPI ka konstatuar se deklarimi është i saktë dhe burimet janë të ligjshme, nuk ka fshehje.
Përfaqësuese i ONM, Theo Jacobs, e pyeti prokurorin: Ju keni përdorur për gati 2 vjet një mjet të ardhur nga Anglia, por pa e regjistruar atë. Ndërkohë që mjeti ishte çregjistruar në Britani. A i shkon kjo një prokurori?
Prokurori Mara: Makina ka ardhur në rrugë tokësore.
Është regjistruar në TIMS. Unë kam marrë dhe prokurë nga kushëriri për përdorimin e saj.
Unë doja ta regjistroja, por vura re që nuk mund të udhëtoja me atë mjet. Kisha dy rrugë, ose ta ktheja pas (çka kushtonte shumë) ose t’i ndërroja anën e timonit. Unë e kam përdorur për një kohë shumë të shkurtër. Nuk kam pasur qëllim asnjë moment t’i shmangem ligjit, apo taksave.