Teper e lehte per tu bere dhe shume e shijshme.
Per me teper nuk rendon ne stomak.
Përbërësit:
Miell misri 2 gota
Spinaq 500 g
Vaj ulliri
Kripë
Pergatitja:
Pergatitja nis me lyerjen e tavës me vaj ulliri dhe pastaj me dorë duke bere lëvizje rrethore fillojmë shtojmë miellin e misrit në fundin e tavës. Mielli shtohet i thatë dhe mund ti hedhim pak kripë para se ta shtrojmë.
Vazhdojmë kështu deri sa te krijohet një trashësi gati 7-8 mm me miell. Sipër petës se miellit shtojmë spinaqin, të cilin pasi e lajmë dhe e grimë hollë e vrasim pak me duar me vaj e kripë që ti ulet volumi.
E shtrojmë në gjithë sipërfaqen e tavës dhe sipër i hedhim përsëri miell deri sa të mbulohet spinaqi ( 7-8 mm) .
Në fund taves i hedhim një gotë ujë të nxehtë me ndihmën e një luge, në mënyrë të tillë që uji te hapet në çdo cep të tavës.
E fusim në furrë të nxehtë në 250° dhe e pjekim për gati 30 minuta.
Ju beftë mirë!