Në Parkun Detar Karaburun-Sazan u bë vendosja e 5 bovave ankoruese për anijet turistike.
Këto bova janë vendosur në disa gjire, 1 bovë ankoruese në Shën Vasil, 1 bovë ankoruese në Dhimëkushtë, 2 bova ankoruese në Shën Jan dhe 1 bovë ankoruese në Gjirin e Gramës.
Këto bova do të eliminojnë çdo dëmtim të mundshëm të livadheve në park nga ankorimi në vendet e papërcaktuara.
Gjithashtu u përfundua me sukses instalimi i 5 bovave sinjalizuese të cilat indikojnë kufijtë e parkut detar.
Vizitorët dhe gjithë operatorët turistikë duhet të respektojnë parkun detar dhe të shfrytëzojnë maksimalisht infrastrukturën për ankorim.
Parku Detar është një pasuri e përbashkët e cila kërkon përgjegjshmëri dhe përkujdesje nga të gjithë aktorët të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, përfitojnë prej tij/atsh