Paris – Protesta masive në të gjithë vendin kundër rritjes së çmimit të karburantit

Ministria e Brendshme njoftoi në mesditë se ”jelekët e verdhë” organizuan sot më shumë se 2 000 protesta në të gjithë Francën me mobilizimin e 124 000 personave kundër rritjes së çmimit të karburanteve.

Një protestuese u vra në Savojë dhe 47 persona u plagosën përfshirë tre në gjendje më të rëndë. Disa incidente të rënda u shënuan në pika të ndryshme të vendit ku protestuesit bllokuan trafikun.

Forcat e rendit arrestuan 24 persona për sjellje të dhunshme. Në mesin e tyre 17 persona u lanë në paraburgim.

Ministria e Brendshme regjistroi pesë situata të papranueshme, ku ishte i nevojshëm ndërhyrja e forcave të rendit, në urën e Normandisë, tuneli Mont Blanc, në A16 në nivelin e Grande-Synthe, në A31 në Meurthe-et-Moselle dhe në A9 pranë Nimes.

”Aksidenti tragjik është një demonstrim i rreziqeve të shkaktuara nga organizimi i tubimeve të padeklaruara në rrugë publike”, njoftuan ata/atsh

Loading...