Olti Curri: “Do i kisha kthyer përgjigje gjerë e gjatë Noizy-t, por të mbarojë abetaren dhe pastaj kismet”

Debati virtual mes Noizy-t dhe Olti Currit i ka tejkaluar përmasat e një zënke të zakonshme!

Dyshja ka shpërthyer në fyerje e ofendime pas reagimit të Olti Currit për kartën e studentëve që doli pak javë më parë në dispozicion.

Gjithçka nisi pas një postimi të Oltit, i cili duke publikuar një foto të Noizy-t me Erion Veliajn, shkruante:

“Me këtë kartën e studentit e kap me ulje bluzën Nike të Noizy-t apo jo?”, shkruante Olti duke ironizuar kartën e studentit që doli vetëm pak javë më parë në dispozicion.

Noizy iu kthye duke e ofenduar rëndë blogerin dhe duke e quajtur gay në postimin e tij:

“Olti Curri 😙 rob I dështum nga jeta 😉 s’po të them gay, se gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentët është me ulje firma @illyrianbloodline që për 1 vit ka bërë më shumë seç do bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër Instagram me marr 50€ 😃 peace and love bro 😚 të fala gjitha portaleve tani. Ps: nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për të firmosur një kontratë, por ti s’di çfarë janë kontratat, se je blogger”!

Menjehere ka reaguar edhe Olti Curri.

“Hahahahah Noizy e paska bo përrallën për kalamajtë që e ndjekin. Do i kisha kthyer përgjigje gjerë e gjatë por të mbarojë abetaren dhe pastaj kismet. Ato lekët çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për seksualitetin më duket po ma lyp, por s’të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John meqë e kishe fiksim”, ia pret Olti.

Loading...