Burime nga grupi i ekspertëve të mjekësisë ligjore bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv, Piro Nase, se nga konstaimet e kryera në trupin e 17 vjeçarit, nuk janë dalluar shenja dhune sipërfaqësore apo plagë që mund të kenë shkaktuar vdekje e tij. Në autopsi shënohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga uji.
Kujtojmë se 17-vjeçari ishte larguar nga banesa të dielën në drekë bashkë me një shok, Egliter Dosti për t’u larë dhe që prej asaj dite familjarët nuk kishin pasur asnjë kontakt me të.
Ndërkohë burimet nga grupi hetimor konfirmojnë se shoku i tij Dosti ka dëshmuar sot në policinë e Permetit dhe ka sqaruar rrethanat e ngjarjes ku ka thënë se kanë dashur të kalojnë lumin nga një anë në anën tjetër dhe aty 17-vjeçari e ka pasur të pamundur të mbijetojë pasi e mori rryma.
Dosti nën panik te madh dhe pamundësisë për ti dhënë ndihmë, është larguar i frikësuar dhe ishte strehuar për 2 ditë në Sarandë deri sa dje është kthyer dhe ka dhënë dëshmi në polici pasi akuzohet nga familjaret e viktimës për vrasje. Gjë kjo që grupi hetimor e ka përjashtuar deri më tani.