KEMI NJERËZ POR DHE S’KEMI – NGA ARDJANA DRAGOJ
Kemi njerëz që na duan
Dhe të tjerë , që bëjnë sikur
Për kë deshëm dhe s’harruam
Ne ndërto , ata prish urë!
Kemi njerëz që janë largë
Dhe mungesën ua ndiejmë
Ca të tjerë edhe pse pranë
Kur na duhen , nuk i gjejmë!
Jemi njerëz , gjithsesi
Shpirtin ka gjithkush për vete
S’është e thjeshtë të jesh njeri
Në k’të botë , të bërë lanete.
Që të jesh , njeri tamam
Lere shpirtin të të flasë
Goja vetëm çan e ndan
Dhe s’të bën asnjëherë bashkë!
Kemi njerëz por dhe s’kemi
Rrethi sa vjen e ngushtohet
Më vjen keq, është realiteti
Ndaj kush fle bën mirë të zgjohet!
ARDJANA DRAGOI
Loading...