Berisha sqaron se ai vendosi të publikojë mesazhin e qaytetarit dixhital me kërkesën drejtuar gazetarëve qe të ndërmerrnin ndonjë hetim për verifikimin e lajmit që sipas tij, kishte mbi 48 orë që qarkullonte në media.
‘Lajmi për aksidentimin dhe plagosjen e badiguardeve te Edvin Kristaq Kri.mit ka mbi 48 orë që qarkullon në mediat e shumta dhe rrjetet sociale.
Ndaj këtij lajmi Vasal Kimiku dhe Geron Velia, që mbushin çdo ditë ekranet dhe valët televizive me shpifje ndaj opozitës, nuk thanë asnjë fjalë, asnjë përgënjeshtrim.
Pikërisht për shkak të kësaj heshtje akuzuese publikova mesazhin e qytetarit dixhital me kërkesën drejtuar gazetarëve që të ndërmarrin ndonjë hetim për verifikimin e lajmit të kobshëm.
Duke shprehur kënaqësine që nuk ka jetë të humbura, dënoj me ashpërsinë më të madhe heshtjen dy ditore ndaj lajmeve të mediave nga gjeneral Kana.bisi dhe nar.kodrejtori Geron Velia.
Une gjithashtu dënoj ashpërsisht përdorimin çnjerëzor të badiguardeve njëlloj si Kim Il Jongu nga Edvin Kristaq Kri.mi’, shkruan Berisha.