55 deputetë të Partisë Socialiste kanë firmosur kërkesën e ndërmarrë nga mazhoranca për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, pas vendimin të tij për të zhdekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.
Në listën e mëposhtme janë të radhitur emrat e 35 legjislatorëve socialistë, aq sa kërkon edhe Kushtetuta për të kërkuar shkarkimin e presidentit.
PROCEDURA LIGJORE QË NDIQET:
Sipas nenit 112 të Rregullores së Kuvendit, kërkesa e paraqitur duhet marrë nën shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka të drejtën e propozimit ose jo të krijimit të një Komisioni Hetimor.
Në rastin e krijimit të Komisionit Hetimor, presidenti thirret dhe dëgjohet në një seancë të posaçme në lidhje me propozimin e paraqitur.
Në përfundim të hetimit, Komisioni Hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar shkaqet (nëse ekzistojnë) për shkarkimin e presidentit.
Më tej, kërkesa mbërrin për votim në seancë plenare, kur duhet që së paku 94 deputetë të votojnë pro.
Në fund, vendos Gjykata Kushtetuese, e cila prej mëse dy vjetësh është lënë jashtë funksionit.
Lista me emrat e deputetëve të PS:
Taulant Balla
Eduard Shalsi
Bledar Çuçi
Almira Xhembulla
Blerina Gjylameti
Elona Hoxha
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Mimi Kodheli
Ogerta Manastirliu
Erjon Braçe
Ervin Bushati
Antoneta Dhima
Adelian Rista
Edlira Bode
Evis Kushi
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Mirela Kumbaro
Senida Mesi
Vasilikla Hysi
Ardiana Jaku
Luan Duzha
Arben Kamami
Ilirjan Pendavinji
Florenc Spaho
Olta Xhaçka
Titiana Piro
Vilma Bello
Xhavit Bushaj
Bujar Çela
Anduel Xhindi
Ardit Konomi