Një ngjarje aspak normale ka ndodhur rrugëve të qytetit të Durrësit. Policia bën me dije se ka arrestuar një person që lëvizte la kuriq në rrugë. E kemi arrestuar, por nuk e dimë kush është.
Policia ka njoftuar së pas shoqërimit ai është marrë në pyetje, në prani të psikologut por pa zbuluar dot gjeneralitetet, ndërsa dyshohet së vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Më datë 08.06.2019, në lagjen nr.8, Durrës, gjatë patrullimit Efektivet e Policisë kanë pikasur një person në rrugë, i cili bënte veprime të pavullnetshme.
Shtetasi në fjalë është pyetur nga ana e uniformave blu në prani edhe të psikologut, por nuk jep të dhëna mbi gjeneralitetin apo vendin e banimit dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Është rreth 1.75 cm i gjatë, pak i mbushur, rreth 40 vjeç, me flokë të prera shkurt dhe pak të thinjura.
Policia po punon për identifikimin e personit”, njofton policia.