Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë.
Një makinë është përplasur me një autobus me nxënës nga Tirana. Si pasojë e përplasjes janë plagosur disa persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën
Dyshohet se të plagosurit që janë në gjendje të rëndë për jetën janë shoferi dhe pasagjeri i veturës.
Drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca nga Elbasani dhe Librazhdi për transportimin e të plagosurve.
Nuk ka ende konfirmim zyrtar nga policia për aksidentin.
Loading...