Artisti shkodran Sidrit Bejleri jo rrallë herë publikon në rrjetet sociale momente nga jeta e tij e nga një vështrim i shpejtë në hapësirat online kupton se familja për të është vërtetë gjëja më e rëndësishme. Babai i dy fëmijëve, djalit Amad dhe vajzës Emel lajmëroi ditën e djeshme se bashkëshortja e tij Meri ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme! Çifti nuk mund të ishte më i lumtur e pa dyshim fjalët që i ka dedikuar të voglës e që i kanë dalë nga zemra nuk mund të ishin më të bukura:
“Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëserdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë”
Më parë Sidriti ka folur edhe për vajzën që i është ndarë nga jeta vetëm 19 muajsh, por këto raste kanë qenë të rralla sepse ai nuk kishte dashur që të tjerët të mendonin se po “përdor” dhimbjen e tij.