Ne muajin Prill Keshilli i Bashkise Vlore ka miratuar kriteret e nevojshme mbi bazën e të cilave do të kryhet përzgjedhja e shoqërisë që do të kryejë shërbimin e transportit qytetës te Vlores , si më poshtë:
Për mjetet e trasportit qytetas me kushte komoditeti, viti i prodhimit të tyre duhet të jetë
2015, por në asnjë rast nuk mund të jenë më parë se viti 2005 nga aplikimi për çertifikim,
si dhe duhet ti përshtatet parametrave të çdo linje.
b. Transporti qytetës mund të bëhet vetëm me mjete të destinuara për transport udhëtarësh,
me numër vendesh ulur dhe në këmbë të përshtatshme për transport qytetës.
c. Mjetet e transportit qytetas do të jenë të pajisura me sistemin e kondicionimit.
d. Dyshemeja e mjeteve për transport qytetas duhet të jetë në gjëndje të mirë për të siguruar
hermeticitetin e nevojshëm nga faktorët e jashtëm dhe për të garantuar sigurinë në udhëtim.
e. Mjetet e transportit qytetas, të jenë të pajisur me sistemet e mbrojtjes nga zjarri, me kutinë
e ndihmës së shpejtë, me dritare emergjence funksionale. Pozicioni dhe mënyra e
përdorimit të tyre u bëhet e njohur udhëtarëve, nëpërmjet mbishkrimeve mbi to.
f. Dyert e shërbimit të jenë me hapje të komanduar nga shoferi në mënyrë automatike.
g. Në mjetet me dy dyer duhet të jenë të shënuara mbishkrimet e orientimit”Hyrje” dhe
“Dalje”, Në rastet kur mjetet kanë tre dyer, mbishkrimi”hyrje” do të jetë në derën e parë,
ndërsa mbishkrimi “Dalje” do të jetë në dy dyert e tjera
h. Estetika e brenshme (lidhur me vendet e pasagjerëve, dritaret, dyshemetë e mjeteve etj.) që
konsiston në drejtim të një paraqitje dhe mirëmbajtje sa më të pranueshme, e cila respekton
në këtë mënyrë kërkesat e komunitetit për një shërbim të një cilësie të lartë, do të jetë e
detyrueshme për të gjitha mjetet.
i. Dritaret duhet të jenë funksionale dhe të mos zihet nga reklama pa miratimin me shkrim
të Bashkisë Vlorë.
j. Mjetet të jenë të pajisura me pajisje të veçanta për invalidët, përveç rasteve kur
infrastruktura rrugore nuk lejon përdorimin e mjeteve të këtyre standarteve, sipas
përcaktimeve specifike të çdo linje.
k. Mjete e transportit qytetas janë të pajisura me emrin e linjës, numrin, dokumentacionin e
nevojshëm në mjet dhe shenjat e tjera të identifikimit sipas akteve të nxjerra nga organet
e bashkisë.
l. Personeli i mjeteve të transportit qytetas është i pajisur me uniformën, elementët e
identifikimit përkatës etj.
m. Subjekti fitues duhet të lejojë Bashkinë Vlorë, që në çdo mjet të instalojë sistemin e njohjes
së vendodhjes së mjetit (GPS) që do të mundësojë përcaktimin elektronik të: numrit të
mjeteve në shërbim, shpejtësinë e lëvizjes, vendodhje, km e përshkruara.
n. Mjete e transportit qytetas të jenë të pastra (si nga jashtë dhe brenda) dhe të kenë
informacionet e nevojshme për publikun (sipas përcaktimeve në rregulloren tip të
udhëtimit).
o. Subjektet pjesëmarrëse në konkurim duhet të kenë një numër të punësuarisht prej të paktën
24 punonjës, nga të cilët 12 të jenë shofer dhe 12 fatorino.
p. Subjektet pjesëmarrëse në konkurim duhet të kenë në pronësi dhe /ose përdorim një
sipërfaqe për parkimin e mjeteve prej të paktën 1000 m2, brenda territorit të qytetit të
Vlorës.
q. Estetika e brendshme (lidhur me vendet e pasagjerëve, dritaret, dyshemetë e mjeteve etj.),
që konsiston në drejtim të një paraqitjeje dhe mirëmbajtjeje sa më të pranueshme e cila
respekton në këtë mënyrë kërkesat e komunitetit për një shërbim të një cilësie të lartë, do
të jetë e detyrueshme për të gjitha mjetet.
r. Estetika e jashtme e të gjitha mjeteve do të jetë e tillë që të plotësojë rregullat në zbatim të
Kodit Rrugor lidhur me vendosjen mbi mjetet e transportit të shkrimeve a shenjave
reklamuese të shndritshme ose reflektuese, me qëllim që të përjashtohet çdo rrezik verbimi
a hutimi për drejtuesit e mjeteve të tjera dhe njëkohësisht të pengojë çdo formë reklamimi
që ka një përmbajtje, domethënie apo synim të kundërt me normat e këtij Kodi.
2. Kriteret e përmendura në pikën 1 të këtij vendimi janë kritere skualifikuese. Mosplotësimi
i tyre sjell skualifikimin e subjekteve pjesmarrëse në konkurrim.
Adresa:Sheshi “4 Heronjtë”, Tel.033421202 Fax.033421201, www.vlora.gov.al; E-mail: info@vlora.gov.al
3. Kriteret që do të vlerësohen me pikë si më poshtë:
A. Viti i prodhimit të automjetit.Në konkurim do të pranohen vetëm subjektet të cilat
kanë në pronësi dhe /ose në përdorim automjete të viteve 2005 – 2015. Mjeti me vit
prodhimi 2015 do të vlerësohet me 50 pikë. Për cdo vit prodhimi më parë se viti 2015,
do të vlerësohen me 5 pikë më pak për cdo vit.
B. Numri i autobuzave që do të përdoren në linjë.
Numri minimal i autobuzave që duhet të ketë një subjekt për të qënë pjesmarrës në
konkursin për transportin qytetas të jetë 3 për cdo linjë, si dhe një mjet rezervë, ose në
total 7 copë, Për çdo autobus shtesë subjekteve pjesëmarëse në konkurs ti jepen 30 pikë.
C. Numri i viteve që subjekti ka ushtruar veprimtarinë në transportin qytetas (urban)
te udhëtarëve me autobus. Subjekti përfiton 10 pikë për çdo vit gjatë të cilit ka ushtruar
këtë aktivitet.
D. Numri i të punësuarve. Subjektet pjesëmarrëse në konkurim të kenë një numër të
punësuarish prej të paktën 24 punonjës, nga të cilët 12 të jenë shofer dhe 12 fatorino.
4. Kontrata të lidhet me afat 5 vjeçar, me të drejtë rinovimi edhe për 5 vjet të tjera. Rinovimi
për 5 vjet të tjera i kontratës do të bëhet vetëm në rast se subjekti i kontraktuar nga bashkia
reflekton një përfomancë të mirë gjatë zbatimit të kontratës në 5 vjecarin e parë të saj.
Bashkia rezervon të drejtën që para rinovimit të kontratës të shikojë standartet e flotës së
mjeteve, e përditsuar kjo me kërkesën e tregut dhe legjislacionit në fuqi.
5. Sipas kritereve të përcaktuara të kryhet përzgjedhja e subjektit të transportit, nëpërmjet
konkursit të hapur.
6. Kriteret e përcaktuara objekt i këtij vendimi do të jenë për linjat Vlorë – Plazhi i Vjetër,
Vlorë – Kompleksi Ushqimor, Unaza, sipas përcaktimeve në VKB nr.18 datë 31.03.2004
dhe VKB nr.27.14.05.2015.