Rrëzohet nga skela gjatë kohës së punës, ndërron jetë 43-vjeçari

Sot më datë 16.06.2019 rreth orës 13:00, shtetasi M.Sh., 43 vjeç, banues në Lezhë,duke punuar në një objekt në ndërtim,në qytet Lezhë është rrëzuar nga skela e për pasojë ka marrë dëmtime të shumta trupore.

Shtetasi është dërguar në spitalin rajonal Lezhë në gjendje të rëndë ku dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...