Erdogan nuk tërhiqet, del hapur kundër SHBA

Turqia do të pranojë sistemin raketor të mbrojtjes S-400 nga Rusia në fillim të korrikut, ka bërë të ditur presidenti Recep Tayyip Erdogan të dielën.

“Besoj se sistemi raketor S-400 do të fillojë të arrijë në pjesën e parë të korrikut”, ka thënë Erdogan, raporton shërbimi turk i agjencisë CNN.

Marrëveshja e Ankarasë me Moskën ka futur në tensione Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak se kjo e fundit thotë se sistemi i mbrojtjes S-400 është kërcënim ndaj avionëve të saj F-35.

SHBA po ashtu ka paralajmëruar Turqinë për sanksione të mundshme, nëse nuk tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Brendshëm në SHBA, Patrick Shanahan, këtë muaj theksoi se Turqia do të përjashtohet nga programi i avionëve F-35 nëse fillon me blerjen e sistemit raketor nga Rusia.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja do t’ju kundërpërgjigjet sanksioneve të mundshme nga Uashingtoni./ Opinion.al

Loading...