Nuk është e nevojshme të shjegohemi gjerë e gjatë, besoj kuptohemi mjaftueshëm se për çfarë bëhet fjalë: vezullimi i tepërt mbi lëkurë që gjatë verës është akoma edhe më i pranishëm, sidomos te lëkurat e yndyrshme.
Pikë së pari: Përse fytyra bëhet me kaq yndyrë gjatë muajve të nxehtë
Njësoj si me rrudhat apo njollat e errëta, dielli duhet fajësuar edhe kur bëhet fjalë për yndyrën. Nxehtësia ka një efekt stimuluesi natyral, që nxit prodhimtarinë e gjendrave vajore. Kështu, rritja me një gradë e temperaturës, rrit me 10% prodhimin e yndyrës.
Si ta luftoni këtë situatë?
Zgjidhja për gjendjen në fjalë është shumë më e thjeshtë se ç’mund ta mendoni. Nëse nxehtësia rrit nivelin e yndyrës, temperaturat e ulëta mundësojnë të kundërtën. Kini parasysh që i ftohti i tkurr poret dhe vaji e ka shumë më të vështirë pë t’u shtrydhur dhe dalë jashtë. Nisur nga ajo çfarë sugjerojnë dermatologët e shumtë, e mira është që t’i mbani gjatë gjithë kohës produktet e fytyrës në frigorifer dhe ta lani fytyrën me ujë të ftohtë ose maksimumi në temperaturën e dhomës. Përpos reduktimit të yndyrës, e gjitha kjo ka edhe përfitime të tjera: pastrim, hidratim e tonifikim! Temperaturat e ulëta zbehin skuqjen e lëkurës dhe acarimin e saj.