Babai, nëna, dy vajzat si dhe dhëndri i familjes Bibaj ktheheshin nga festa e ditëlindjes së njërës prej vajzave në Elbasan.
Automjeti i cili ishte me shpejtësi, u përplas me rreth rrotullimin dhe bëri disa herë karambol përpara se të përplasej me një tjetër bordurë betoni përpara.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë pikërisht shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke udhëtuar automjeti, por edhe mungesa e ndriçimit.
Viktimat janë nëna, babai dhe një nga vajzat B. Bibaj, Xh.Bibaj, F.Bibaj, ndërsa V. Bibaj dhe dhëndri i familjes A. Alia, i cili drejtonte mjetin tip Benz, me targa AA472 PE, kanë mbetur të plagosur rëndë.
Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe kraharor. Ai po mbahet në jetë me aparatura ndërsa vajza tjetër Xh., BIbaj ka kaluar në vdekje klinike.