Ja 10 hapa që bëjnë shtëpiaket të jenë në formë fizike e shpirtërore

Jetojmë në epokën ku individët dhe turmat rendin me profesione të ngarkuara, orare të zgjatura, jetë sociale, trafik të ngjeshur, parkime të munguara etj.
E pamundur për të ndjekur palestrat, prandaj edhe specialistët rendin për të krijuar programe sa më lehtësuese që njerëzit ta kenë palestrën kudo që ndodhen. Tashmë sporti nuk shihet si aktivitet, por një mënyre jetese që përshkon çdo moment të jetës.

Ja 10 hapa që bëjnë shtëpiaket të jenë në formë fizike e shpirtërore:

1 – Të ngrihen herët para se të largohen nga shtrati të bëjnë mbi të ushtrime streching (tërheqje) të lehta për të rritur elasticitetin e trupit dhe gjallërimin fizik e mendor.

2- Para se të hanë mëngjesin, 30 minuta ushtrime mbi tapet , jo mbi shtrat, kolltuk apo divan, sepse ata janë shumë elastike apo të butë, gjë që pengon ushtrimet. Mos kërceni në litar, sepse hedhjet me dy këmbë njëkohësisht ju dëmtojnë gjunjët.

3- Pas ushtrimeve, një dush me ujë të vakët e më pas të ftohtë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe rritur elasticitetin e lëkurës

4- Pas dushit, një meditim për 10 minuta duke u mbushur thellë me frymë. Gjatë këtij momenti të përqendrohen në temën e ditës që dëshirojnë të realizojnë duke menduar pozitivisht, e sigurtë që do realizohet më me lehtësi.

5 – Më pas një mëngjes të lehtë duke u përqendruar në ushqim e jo në televizion apo lexim gazete, kusht për asimilimin e ushqimit dhe më pas një kafe.

6- Të ulen në tryezë të uritura e të ngrihen të pangopura. Ushqimin ditor ta konsumojnë jo në 3, por në 5 vakte. Kjo për të rënë në peshë apo për të penguar mbipeshën.

7- Gjatë kohës që gatuajnë në aneks, barkun e vithet t’i mbajnë të shtrënguara, për të evituar zgjerimin apo varjen e tyre. Kjo quhet gjysma e punës që bëhet në palestër.

8- Nëse janë të lodhura apo të stresuara, duhet të hapin një muzikë e ta shoqërojnë me zë, të këndojnë lehtë. Kjo largon përqendrimin nga problemi dhe quhet terapi me muzikë.

9 – Për rritjen e adrenalinës (humorit) në pauzat gjatë punëve të shtëpisë të hapin televizorin apo radion me muzikë ritmike e të hedhin hapa lirshëm kërcimi. Kjo nxit qarkullimin e gjakut, e dërgon në pjesën e sipërme të trupit, sepse gjatë qëndrimit në një vend ai grumbullohet në këmbët poshtë dhe shkakton probleme me arteriet, marrje mendsh, lodhje etj.

10 – Mos bini të flini pa ngrënë darkë. Gabim për ata që mendojnë se bien nga pesha. Ushqimin e darkës konsumojeni minimalisht 2 orë para fjetjes, hani kryesisht gjëra të lehta dhe treteni atë me ecje kryesisht në natyrë, duke thithur boll oksigjen.
Kur jeni në shtrat për një gjumë me cilësi merrni frymë thelle nga hunda, shperndajeni në të gjithë trupin, ndiqeni mendërisht rrugën ku fryma shpërndahet dhe nxirreni shumë gradualisht pa kaluar 10 frymëmarrje të tilla ju do të jeni në gjumë me ëndërra të bukura

Loading...