Një denoncim i rëndë ka ardhur përmes ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka publikuar mesazhin e në qytetari ku shprehet se 49-vjeçarja Sadete Bregaj është përplasur për vdekje nga makina që drejtohej nga një punonjës i policisë.
“Në media lajmi është përhapur se “Një zonjë është përplasur nga makina por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jeten”, shkruan ai
Ja njoftimi i plotë i ish Kryeministrit Berisha:
Narkopolici i dehur shtyp për vdekje qytetaren, njoftimi jepet se “është jashtë rreziku per jetën”.
Lexoni denoncim e qytetarit dixhital! sb
Doktor përshendetje! Para tre ditësh një polic përplasi një zonjë në një fshat të Fierit, duke e lenë të vdekur në vend. Zonja quhet Sadete Bregaj, 49 vjeç. Ndërsa të afërmit e therristin Miftime, por di që në gjendjen civile njihet me emrin e parë. Polici në ata moment ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka tentuar të largohet menjëherë nga vendngjarja, madje nuk ka njoftuar as ambulancën, duke e lenë zonjën të dergjej. Në media lajmi është përhapur se” Një zonjë është përplasur nga makina por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, do doja të kishte një hetim mbi këtë ngjarje. Faleminderit!