“Nuk e di tamam ç’do ndodhi,se nuk jam Profet,por do shkoj për të votuar,në datën Tridhjetë!” – Nga Arben Duka

Negociatat i dogjèm me “Molotovè” dhe flakadanè!

Zgjedhjet pa alternativa,

s’kanë kuptim gjëkund,

po është paligjshmëria,

që kështu merr fund!

Opozita i braktisi,

zgjedhjet me dëshirë,

po e kish një garanci,

nga shoku Ilir!

Kur thosh Luli-”Në Tridhjetë,

s’ka zgjedhje ky vend!.

“Premtimin e Presidentit,

kish gjithmonë në mënd!

Nga zgjedhjet nuk do të iknin,

ata kurrsesi,

se do nxirrte Presidenti,

një Dekret të Ri!

Jo tamam këtë që nxori,

priste Lulëzimi,

sepse ky tamam-tamam,

është dekret bllokimi!

Dhe sapo të gjente gjuhën,

me miqtë e vjetër,

do të nxirrte Presidenti,

dhe dekretin tjetër!

Ta zëmë se socialistja,

nuk do ta pranonte,

tani do qe opozita,

që vetë do garonte!

Për këtë shumë rëndësi,

ka data tridhjetë,

të hiqet dorë doemos,

nga ky marifet!

Nëse Meta-opozitën,

e fut tash në lojë,

hyj në zgjedhje-s’hyj në zgjedhje,

përjetë do vazhdojë!

Ndaj dhe Meta mes partive,

hyri fare kot,

gjersa me Ramën dhe Lulin,

gjë s’kish zgjidhur dot!

Opozita s’hyn në zgjedhje,

nuk hyn-se humbet,

ndaj dhe shpik në çdo stinë zgjedhjesh,

nga një marifet!

Po Luli duket ka marrë,

një mallkim pafund,

se sado lëshime merr,

humb dhe vetëm humb!

Kuptohet që Edi Rama,

punët s’i ka vaj,

po për këto zgjedhje vendore,

nuk ka asnjë faj!

Ai vazhdonte fushatën,

pas dekretit parë,

dhe nuk kish pse të përfshihej,

në këtë kalvar!

Meta me gjysëm dekretin,

asgjë s’rregulloi,

Shqipërinë anë e mbanë,

keq e ngatërroi!

Nuk e di tamam ç’do ndodhi,

se nuk jam Profet,

por do shkoj për të votuar,

në datën Tridhjetë!

A.DUKA

Loading...