Stresi: “Dhurata më e mirë qe mora për ditëlindje ishte LIRIA”

Ditë më parë, saktësisht në ditëlindjen e tij, Gjykata e Tiranës la të lirë reperin Stresi.

Madje ai publikoi dhe një video ku u shpreh se ishte dhurata më e mirë që mori.

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira.Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA”, shkroi Stresi.

Ndërsa, tani reperi ka reaguar sërish duke paralajmëruar për projektet që do realizojë në vazhdim.

“Ktu e lashe …. Ma Mir MOs Me Dit vazhdimin see u soon”, ka shkruar Stresi.

“Të du mam”, ishte kënga e fundit që Stresi realizoi para se të arrestohej, këngë kjo pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2019”, por që po tek prezantimi i ngeli në ngjysmë, përshkak gjithë asaj çka ndodhi.

Loading...