Ajo ka deklaruar se pas daljes në dritë të materialeve të reja audio ku implikohen zyrtarë të lartë të qeverisë si dhe vetë kryeministri në cenimin e procesit zgjedhor, u provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime.
Fjala e Kryemadhit:
Situata politike eshte teper e rende.
Shkaku i vetem i nje krize te tille te shumeanshme eshte Rama dhe rilindja. U provua hapur se Rama eshte kryeminister ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet jane ilegjitime.
U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve.
Edi Rama personalisht ne krye te masakres zgjedhore.
Doreheqja e menjehershme e Rames e pashmangshme.
Perfshirja e krimineleve u faktua katerciperisht.
Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes.
Kercenimet me vendin e punes per votat praktike e piset e rilindjes.
Edi Rama kurre më nuk mund te administroje zgjedhje.
Rama eshte shkaku sepse deshtoi hapja e negociatave per anetaresim ne BE.
Kriminalizimi zgjedhjeve,i qeverisjes dhe korrupsioni i cfrenuar bllokuan integrimin.
Largimi i Rames detyrim per te shpetuar Shqiperine nga kaosi.
Percarja dhe konflikti i eger eshte synimi i vetem i Edi Rames.
Opozita eshte me e vendosur se kurre qe te mos beje asnje hap pas ne luften e saj per rikthimin e votes se lire dhe per te pastruar rrenjesisht vendin nga krimi i organizuar,trafikantet dhe korrupsioni pa fre.
Qendresa e opozites eshte shpetimi i vetem perball qeverise dhe parlamentit te kriminalizuar.