Basha tregoi se si sipas tij u be Rama krimineli i përsosur i këtij ambienti të mbrapshtë politik, ekonomik dhe shoqëror.
Deklarata e Bashes: Edi Rama është fajtori kryesor për gjendjen ku ne ndodhemi.
Ai është dhe do të shënohet në historinë tonë si një figurë thellësisht kriminale.
Historia nuk blihet me para dhe Edi Rama nuk e blen dot historinë as me paratë e gjithë drogës dhe të krimit të botës.
Por Edi Rama nuk është shpjegimi i vetëm i gjendjes ku ne jemi.
Dështimi për t’u përballur seriozisht me korrupsionin është një nga shkaqet që prodhoi Edi Ramën.
Mungesa e një ekonomie të vërtetë konkuruese dhe të lire është një nga shkaqet që prodhoi oligarkët e sotëm, të cilët, ndonëse nuk lindën me Edi Ramën u fuqizuan në mënyrë marramendëse në bashkëpunim me të.
Mungesa e vazhdueshme e demokracisë partiake wshtë një nga shkaqet që na solli tek autokracia kriminale e Edi Ramës.
Mungesa e elitave moderne është shkaku që ka prodhuar media të kapura dhe intelektualë të shitur gati për ti shërbyer çdo qeverie por më shumë se kujt regjimit të Edi Ramës.
Këto janë problemet tona.
Edi Rama është thjesht krimineli i përsosur i këtij ambienti të mbrapshtë politik, ekonomik dhe shoqëror.
Për të mos e përsëritur më të keqen që po provojmë duhet të ndryshojmë thellësisht çdo gjë.
Natyrisht, Edi Rama është kriminel me të cilin duhet të merremi para se të merremi me cdo gjë tjetër.
Pa largimin e Edi Ramës dhe të klikës kriminale që është sot në pushtet
nuk do të ketë asnjë hap përpara
Opozita nuk terhiqet per largimin e Rames. Basha: Me krimin nuk ka negociota dhe marrëveshje.
Pa largimin e Edi Ramës dhe të klikës kriminale që është sot në pushtet nuk do të ketë asnjë hap përpara.
Pa nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që nën drejtimin e Edi Ramës frikësuan, kërcënuan, dhunuan, vodhën dhe blenë votën e shqiptarëve nuk do ketë asnjë përparim.
Unë dhe demokratët nuk mund të tërhiqemi dhe nuk do të tërhiqemi kurrë nga këto dy objektiva çliruese për Shqipërinë.
Sot, më shumë se kurrë ne ndihemi të sigurt në drejtësinë e kauzës tonë, dhe të rrugës që kemi ndjekur.
Ata që besonin se me këtë bandë grabitqare dhe kriminale në pushtet mund të dialogohej në Kuvend, mund të bëheshin reforma me konsensus, mund të përdoreshin rrugë institucionale, sot duhet të flakin tutje edhe iluzionin e fundit, që mund të kishin për metodën e bashkëbisedimit demokratik me Edi Ramën.
Sot është e qartë se largimi nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve farsë ishin vendimet e duhura.
Pa asnjë mëdyshje.
Qëndrimi në këtë Kuvend dhe pjesëmarrja në zgjedhje farsë do të na kthente në fasadë të pushtetit të krimit.
Me krimin nuk mund të ketë dialog, nuk mund të ketë negociata dhe as nuk mund të bëhen lëshime.
Ky është standart perëndimor.
Unë dhe të gjithë demokratët do t’i qëndrojmë deri në fund këtij standarti: Me krimin nuk ka negociota dhe marrëveshje.