Spiropali: “Koha për ta fshirë llumin e këtij filxhani e lëshuar ujin e drejtësisë mbi këtë pisllëk në 30 Qershor”

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër drejtuesit e opozitës, Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Me një shënim në Twitter, Spiropali thotë se koha për të pastruar pisllëkun e hedhur mbi Shqipërinë do të jetë data 30 qershor.

Reagimi i saj vjen në një kohë kur gazeta gjermane BILD publikoi përgjimet e reja ku kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të lartë shtetërorë, janë implikuar në manipulimin e zgjedhjeve në Dibër.

Postimi i Spiropalit

Njëri i rrjedhur shkruan si vdiq badigardi i KM.Tjetri i akuzuar nuk paraqitet në prokurori.I treti bën cubin si komandant suprem.

Ndërsa ajo hedh fall dhe lajmëron kataklizmonë!Koha për ta fshirë llumin e këtij filxhani e lëshuar ujin e drejtësisë mbi këtë pisllëk në 30QERSHOR”.

Loading...