Ishin nisur dje nga Vlora – Rikthejnë nga Brindizi gjyshen 67-vjec dhe mbesën e saj 17-vjec vetëm se nuk kishin nga 350 euro kesh

Nga Ilir Metaj

Sot ne mengjes, u rikthyen me tragetin e linjes Brindizi-Vlore, nje gjyshe 67 vjec dhe mbesa e saj 17 vjec.
Gjyshja ishte nisur dje nga Vlora, bashke me mbesen e saj per te kaluar disa dite pushime te nje nga vajzat qe jeton e punon ne Itali prej 16 vjetesh.
Vajza kishte ardhur per ti marre ne portin e Brindizit.

Nje polic italian nuk i la te kalonin edhe pse ato kishin me vete ftesen e bere nga vajza, nje karte krediti dhe 50 euro kesh.
Polici italian u tha qe duhet te kishte jo me pak se 350 euro/ person, pra 700 euro, dhe keto te ishin kesh!

Duke qare te dyja, tentuan ti jepnin edhe telefonin qe te fliste me vajzen qe i priste aty jashte, por polici italian refuzoi me shume cinizem!
Sot ne mengjes, rizbriten nga trageti, me syte mbushur me lote, zemerthyer e me shpenzimet e biletave qe u shkuan dem.
Si ka mundesi te ndodhe dicka e tille ne 2019?!
Si ka mundesi qe ne portin e Brindizit vazhdojne te sillen brutalisht me shqiptaret njesoj si ne 1990?

Edhe mua me ka rastisur te njoh nga afer mungesen e edukates dhe kerkesen e pacipe” Sa euro ke me vete, pa mi trego!”

Si ka mundesi qe ne asnje aeroport, port, apo pike.kufitare ne Europe, nuk na kerkon njeri te tregojme parate kesh qe kemi me vete, sic ndodh rendom ne Brindizi?!

Dhe si ka mundesi qe nuk e marrin parasysh karten e kreditit, kur e dine shume mire qe tashme askush nuk udheton me para kesh?!
Si ka mundesi qe nje brutalitet te tille, nuk e gjen neper pikat e tjera kufitare te Italise, por vetem ne Brindizi?!

Dikush duhet ta ngreje zerin qe askush ne portin e Brindizit te mos abuzoje me shqiptaret!

Qofte ky polic i frustruar nga jeta personale, nga xhelozia apo racizmi ndaj shqiptareve!

Sidomos ne kete pragsezoni turistik, u bej thirrje institucioneve : ministrive perkatese,Prefektures, apo Ambasades shqiptare ne Itali, te organizojne takime dypaleshe per te mos lene me asnje rast abuzimi me ligjin ne kurriz te shqiptareve, qofshin turiste apo emigrante!
Mjaft me!

Loading...