Çifti po qëndron në një suitë të stilit klasik të arredimit, ose më mirë të themi i stilit mbretëror, duke qenë se janë pranë pallatit të Kensingtonit.
Pushimet luksoze çifti i celebroi në Instagram duke publikuar një foto në limuzinë, ku duket Marina e cila është shtrirë në prehrin e Getoarit, teksa qeshin të dy me të madhe.
Fotoja u publikua nga Marina, bashkë me dy zemra në përshkrim.
Por, ajo çfarë nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit ishte se si Getoari ashtu edhe Marina i mbajnë duart tek barku i saj.
Kjo ka shtyrë shumë njerëz të aludojnë në komente se kjo është një mënyrë për të paralajmëruar beben e parë për çiftin.
Loading...