Këtë vit, për herë të parë që nga viti 2006, Qeveria shqiptare ka vendosur për të bërë një rritje cilësore në lidhje me pagat e diplomatëve dhe të gjithë njerëzve që punojnë në Shërbimin e Jashtëm, qofshin këta diplomatë apo në gjuhën e përditshme, staf teknik.
Kjo rritje është të paktën 20%, një rritje e cila do reflektohet nga 1 prilli i vitit të ardhshëm.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati e konsideron këtë rritje, “si një kontribut i mëtejshëm për ta stabilizuar Shërbimin e Jashtëm dhe për ta sjellë në ato parametra të një pune normale që e kanë edhe vendet e tjera të rajonit”./atsh
Loading...