Deklarata e sotme e KQZ-së se nuk njohin dekretin e Presidentit dhe përgjigja e Ramës, pas deklaratës së Metës, ka sjellë edhe reagimin e Presidencës.
Ditën e sotme presidenti Ilir Meta bëri thirrje që institucionet e shtetit të punojnë që shqiptarëve të mos u rikthehen vizat.
Në një reagim në Twitter, Rama thotë se vizat nuk kthehen për qytetarët.
Pas deklaratës së Ramës, ka ardhur edhe reagimi i presidencës.
Reagim i zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi:
Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë.
Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.