Rama: “Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave.Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë.Të gjithë bashkë në 30qershor”

Pavarërisht se BE vendosi të mos hapë negociatat për Shqipërinë duke e shtyrë vendimin në muajin tetor, kryeministri Edi Rama e quan këtë vendim një lajm pozitiv.

Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave😁

Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse,Shqipëria po reziston”- shkruan ndër të tjera Rama.

Reagimi i plotë:

Kryeministri Rama në Twitter:

Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave😁Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse,Shqipëria po reziston🙏

Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor. 

Loading...