Basha ka dalë mbrëmjen e sotme para mediave ku tha se vendi mbetet ende larg BE-së edhe 3 dekada pas rënies së komunizmit por se Rama fajëson gjithë botën dhe jo veten.
“Sot Shqipërisë iu mohua për të tretën herë nën qeverisjen rama hapja e negociatave. lajm i hidhur për shqiptarët që edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, vendi mbetet larg BE.
Edi Rama do të fajësojë Europën se ka probleme të veten, opozitën se nuk rri urtë pas keqqeverisjes, gjithë botën por s’do të fajësojë veç një njeri, Edi Ramën.
Ka vetëm një përgjegjës për refuzimin e vazhdueshëm të Shqipërisë, Edi Rama dhe qeveria. negociatat do të ishin hapur nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Europë. Mos dëgjoni helmin antieuropian që përhap Edi Rama se europianët janë racistë.
Europa në këto 3 dekada është sjellë si nënë e dashur me shqiptarët. Ajo na dhuroi miliarda që të ndërtonim spitale, rrugë dhe shkolla, Europa na hoqi vizat që të ishim të lirë në gjirin e saj.
Europianët na hapën dyert në çdo qytet e fshat. Europianët nuk janë kundër Shqipërisë por kundër krimit. Europianët nuk duan të mbajtën larg shqiptarët por qeveritarët e korruptuar”, deklaroi Basha.
Ka vetëm një përgjegjës për refuzimin e vazhdueshëm të Shqipërisë, Edi Rama dhe qeveria