Më herët ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli reagoi në lidhje me përp lasjen mes policisë dhe qytetarëve në KZAZ në Shkodër, ku dënoi aktet e dhu nës, si dhe “thumboi” PD.
Ndërkohë, lidhur me këtë deklaratë ish-kryeministrit Sali Berisha është shprehur se secili është i lirë të ketë mendimin e tij.
Por në linjë të kundërt me Topalli, ai u shpreh se beteja e opozitës për kthimin e votës së lirë është një betejë e shenjtë dhe ai e mbështet me gjithë qenien e tij.
Ata që lexojnë Peshkopinë, Durrësin, ata që mund lexojnë Lezhën, Shkodrën e me radhë, ata e shohin se cili është procesi zgjedhor në Shqipëri.
Kjo nuk është betejë për pushtet por një betejë vetëm e vetëm për votën e lirë.Secili ka të drejtë të ketë mendimin e vet.
Kam bindjen më të thellë se kjo është një betejë për vendosjen e votës”,-tha Berisha./ Opinion