E thjeshtë dhe shumë energjike.Sallatë me qiqra, rukola dhe ullinjë

E thjeshtë dhe shumë energjike.

Puna e vetme që duhet të bëni është të vendosni në ujë qiqrat një ditë përpara për ti zierë më pas në momentin që do ju duhen.

Për shpejtësi mundë të blini dhe qiqra të ziera në kuti por unë nuk i preferoj. Të kthehemi te receta.

Perbersit per 2 persona

100 gr. qiqra të thata

300 gr. rukola

1 qep e ëmbël

disa kokrra ullinjë

2 lugë vaj ulliri

pak kripë

2 lugë uthull balsamike

Pergatitja

Vendosni qiqrat në ujë një natë më parë ose nëse skeni kohë 1 ore para se ti zjeni.

Vendosini të ziejnë në ujë të bollshëm me 1 lugë sodë buke dhe lërini të ziejnë për 40 minuta deri në një orë.

Shpëlahini mirë në ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë. (Soda e bukës shkatëron gazrat që formohen nga disa molekula dhe sheqerat e qiqrës të njohura si oligosakaride.

Por nuk është e nevojshme nëse sdoni smund tja hidhni.)

Ndërkohë formoni sallatën duke bërë një shtres me rukola, pastaj qiqrat (që nëse mundeni, tja hiqni lëkurën e tyre por është një punë e stërgjatur) qepën e prerë në feta, ullinjtë dhe marinoni me pak vaj ulliri, kripë dhe uthull balsamike.

Loading...