I rrezikshëm, mos e teproni me konsumin e mishit të kuq

Konsumimi i mishit të kuq dhe të përpunuar e rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme – paralajmërojnë ekspertët.

E dimë se askujt nuk i pëlqen t’u themi se ushqimet e preferuara mund t’iu shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse, por kjo duhet të bëhet.

Një studim i ri ka këshilluar ta zëvendësoni mishin e kuq dhe të përpunuar me peshk, vezë dhe pulë pa yndyrë.

Hulumtimi, i cili është publikuar në revistën “British Medical Journal”, ka ekzaminuar shprehitë e ushqimit të më shumë se 81,000 amerikanëve.

Pas eksperimenteve të ndryshme, rezultatet kanë treguar se ata që e rrisin sasinë e mishit të kuq dhe përpunuar që e konsumojnë kanë rrezik më të lartë të vdesin nga shkaktarët e ndryshëm.

Vetëm rreziku i mishit të përpunuar rritet për 13%.

Në anën tjetër, ata të cilët e shmangin mishin e kuq dhe të përpunuar për të konsumuar proteina më të shëndetshme, siç janë ato të vezëve, pulës dhe peshkut, jetojnë më gjatë.

Loading...